Ndërmarrja Hoteleriko-turistike “Albatros” nga Ulqini ka përfunduar tremujorin e tretë me përfitim prej 89,81 mijë euro, gjegjësisht rreth dy here më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, transmeton Mina-biznis.
Të ardhurat e kompanisë në fund të shtatorit ishin rreth 12 për qind më të larta se në periudhën krahasuese dhe kapnin vlerën prej 625 mijë euro.
Pronari shumicë i Albatrosit është International Business Group, themelues të së cilës janë tre shtetas të Rusisë.