Nga Ndërmarrja hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit” kanë njoftuar se janë shumë të kënaqur me vizitë, e cila është për 20 për qind më e mirë se vitin e kaluar.
“Kapacitetet tona në Plazh të madh dhe Adë janë të mbushur nga qershori. Ada i theu të gjithë rekordet. Shumë më i mirë ishte edhe konsumi jashtë pansionit”, ta për “Dan” zëdhënësja e kësaj kompani Ana Zhivanoviq.
Edhe kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve të Ulqinit Prela Shkrela është i kënaqur me rezultatet e sezonit. “Në krahasim me vitin e kaluar është më mirë për 30 për qind, ndërsa sa i përket ditëve të para të shtatorit vizitorë në plazh ka më shumë për 15 për qind”, tha ai.