NHT “Riviera e Ulqinit”: NË BERLIN RINOVOHET KONTRATA ME “OBENA”

Berlin sajam.NHT “Riviera e Ulqinit” po prezanton ofertën turistike në Berlin në panairin më të madh botëror turistik “ITB” i cili mbahet prej më 3 deri më 8 mars. Për ndërmarrjen tonë Gjermania është një nga tregjet kryesore, sepse çdo vit mysafirët nga Gjermania realizojnë rreth 10.000 fjetje në “Rivierën e Ulqinit”. Gjermanët tradicionalisht janë dashamirës të mëdhenj të Adës së Bunës dhe vijnë nëpërmjet agjencive “Obena” dhe ITS. Në vendbanimin nudistik dhe në hotelin “Olympic” në Plazhin e madh Gjermanët kryesisht qëndrojnë në periudhën para dhe pas sezonit, njoftohet nga kjo kompani e Ulqinit.

Në panairin e Berlinit priten takimet me partnerët shumëvjeçar – agjencitë me të cilët Riviera e Ulqinit bashkëpunon tash disa dekada. Ditën e dytë të panairit është rinovuar kontrata me agjencinë më të madhe gjermane të specializuar për nudizëm – Obena. Nga Obena kanë njoftuar se shitja për sezonin 2015 është më e mirë se ajo e vitit të kaluar.

Në panairin e Berlinit në kuadër të stendave të Organizatës nacionale turistike ku është prezantuar oferta e “Rivierës së Ulqinit” është ndarë materiali i ri propagandues: broshura e Rivierës së Ulqinit dhe pamfleti i Adës së Bunës. Çmimet në 2015 janë në nivel të vjetëm.

Në 26 halla të panairit këtë vit organizatorët presin më shumë se 10 mijë ekspozues nga 180 vende dhe mbi 180 vizitor, prej të cilëve 130 profesionist nga fusha e turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi