NHT “Riviera e Ulqinit”: NË HOTELE DHE ADË NJË MIJË TURISTË

“Në NHT ‘Riviera e Ulqinit’ për momentin pushojnë rreth një mijë turistë. Numri më i madh i turistëve që pushojnë në hotelet ‘Olympic’, ‘Belvi’ dhe në ‘Adë’ janë mysafirë që erdhën me ndërmjetësim të agjencive nga Çekia, Rusia, Serbia dhe Gjermania”, është thënë portalit UL-info në ndërmarrjen më të madhe turistike në Ulqin.

Siç na tha zëdhënësja e Rivierës Ana Zhivanoviq, çmimet e gjysmë pansionit në qershor në Adën e Bunës janë nga 35 deri në 41 euro, ndërsa në hotelet e kësaj kompani në Plazhin e madh gjysmë pansioni kushton 31, përkatësisht 33 euro për person në ditë. “Për pushim në Adë të Bunës deri me 5 korriku dhe nga 21 gusht vlen aksioni ku për gjashtë ditë qëndrim fitoni një ditë falas, ndërsa për 10 dhe 12 ditë fitoni dy ditë falas. Ky aksion vlen dhe për qëndrimin e mysafirëve nga 21 gushti në Adë të Bunës”, shtoi ajo.

Për këtë sezon janë rinovuar edhe 110 dhoma tjera në Adë. Një pjesë e dhomave në këtë ishull të mrekullueshëm ishin të rinovuar për sezonin e kaluar, kështu që këtë verë turistët në Adë kanë në gatishmëri 350 shtretër në dhomat e rinovuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi