Në ndërmarrje hoteleriko-turistike “Riviera e Ulqinit” sezoni dimëror është në kulmin e vet.
Siç thonë nga ky kolektiv, në përgatitje dimërore, në hotelin Olimpik në Plazhin e madh, janë disa skuadra futbollistike nga vendi dhe jashtë, ndërsa pritet ardhja e grupeve tjera të sportistëve.
Përndryshe, mbas transferimit të drejtorit të deritashëm Bojan Gjakonoviq në detyrën profesionale në selinë qendrore të Partisë demokratike të socialistëve në Podgoricë, këtë objekt e drejton Jasmin Lajka, i cili ishte shef i recepcionit në “Olimpik”.