NHT “Riviera e Ulqinit”: PËR GJASHTË VITE JANË INVESTUAR DY MILION EURO

ulcinjska_rivijera_headerDrejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec ka deklaruar se ky sezon do të jetë shumë i suksesshëm.

Ai për “Pobjeda” tha se në gjashtë vitet e kaluara është investuar rreth dy milion euro në përmirësimin e ofertës në këtë ndërmarrje më të madhe turistike në Ulqin. “Para shtatë vitesh në objektet e Plazhit të madh në Adë standardi ishte nën zero. Fasadat e jashtme nuk ishin lyer prej vitit 70, gjegjësisht prej ndërtimit të hotelit”, tha Zec.

Tani kompleksi në Adë të Bunës fitoi nga Komisioni për standardizim dhe kategorizim të objekteve i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit tre plus yje, “Olimpiku ka tre”, ndërsa “Belvi” dy yje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi