Mysafirët e parë në hotelet e Rivierës së Ulqinit erdhën me 30 prill, ndërsa ardhja e grupeve të mëdha filloi me 31 maj. Nga 5 deri më 8 qershor në hotelet Olympuc dhe Bellevue në Plazhin e madh do të mbahen takimet e punëtorëve të shëndetsisë.„Sipas paralajmërimeve dhe punëve të kontraktuara, presim që sipas xhiros dhe numrit të vizitave ky sezon të jetë në nivelin e vjetshëm, e ndoshta do të jetë edhe më i sukseshëm. Rikujtojmë që viti i kaluar për Rivierën e Ulqinit ishte më i miri në dhjetë vitet e fundit. Prej fundit të majit ka filluar realizimi i kontratës me agjencinë çeke Kovatour plus e cila organizon grupe të mëdha të mysafirëve. Bëhet fjalë për programe për pensionist dhe familje, si dhe programe të pushimeve verore për fëmijë të cilat realizohen nëpërmjet Ministrisë së shëndetsisë të Republikës Çeke“, tha për Portalin Ul-info Radomir Mikan Zec, drejtori ekzekutiv i NHT „Riviera e Ulqinit“.