Me ardhjen e grupit të madh të turistëve nga tregjet lindore në Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” nesër praktikisht fillon sezoni kryesor, është njoftuar Portali Ul-info nga kjo ndërmarrje.
Siç tha zëdhënësja e kësaj ndërmarrje më të madhe hotelerike-turistike në Ulqin Ana Zhivanoviq, prej 31 majit fillon realizimi i marrëveshjeve të nënshkruara me agjencitë nga Çekia. Ato kryesisht do të jenë të vendosur në hotelet “Belvi” dhe “Olimpik”.
Në Adë sezoni është hapur në fund të prillit, ndërsa momentalisht në këtë ishull në objektet e “Rivierës së Ulqinit” pushojnë pesëdhjetë mysafirë.