Komisioni për ankand i Këshillit për privatizim dhe projekte kapitale ka ftuar të interesuarit që deri më 14 shkurt të lajmërohen për pjesëmarrje në ankandin publik për shitjen e një pjese të pronës të Ndërmarrjes Hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.
Në shitje është ofruar dhe prona me sipërfaqe të përgjithshme prej pesë mijë metër katror, e cila përbëhet nga toka prej 3,33 mijë metër katror, hapësira depo prej 1,65 mijë metër katror, dhe ndërtesa ndihmëse prej 14 metër katror.