Nik Gjeloshaj: Alternativa shqiptare nga sot është prezent edhe në parlamentin e Ulqinit

Qytetarët e Ulqinit dje vendosën për përfaqësuesit e tyre lokale.

Uroj të gjitha subjektet pjesëmarrëse për rezultatin. Koalicioni në të cilën bënte pjesë dhe ASH, fitoi përkrahje të madhe të qytetarëve të Ulqinit për të drejtuar këtë qytet historik e madhështor, drejt zhvillimit.

Alternativa shqiptare nga sot është prezent edhe në parlamentin lokal të Ulqinit, pra si partia me e fuqishme shqiptare.

Plava, Gucia, Malesia, Kryeqyteti Podgorica, e tani jemi edhe në Ulqin. Qëllimi partiak e politik i ASH, është realizuar, e për këtë falënderoj mbështetësit tanë për përkrahjen e fuqishme, si një fillim i mbarë, për ASH e koalicionin tonë.

Falënderoj gjithashtu edhe partnerët e koalicionit për bashkëpunimin korrekt e të suksesshëm.

Zgjedhjet sollën ndryshim e risi të madhe në krahasim para katër vitesh. Përgjegjësit për dështimin e katërvjeçarit të kaluar u gjobiten nga votuesit.

Ndër risitë që mund të përmendim jane: ASH u bë pjesë e parlamentit lokal, UDSH/LDMZ dyfishoi përkrahjen, ndërsa koalicioni Fillimi i ri, fitoi bindshëm numrin më të madh të votave që ka fituar ndonjëherë ndonjë listë në Ulqin, por edhe mandate!

ASH do të jetë partner i subjekteve politike që duan zhvillimin, e posaçërisht e primare të partive shqiptare të cilat në mandate kanë ruajtur përkrahjen politike që ishte në zgjedhjet e kaluara e që tani është koha definitive për reflektim!

Spektri politik nacional ka mundësi shumë të favorshme që në situatën e krijuar politike edhe në nivel shteti, të reflektojë dhe krijojë një të ardhme të mirë për Ulqinin!

ASH vazhdon rrugëtimin e saj. Na presin per dy muaj zgjedhjet lokale ne Plavë, Tivar dhe Podgoricë, që të vazhdojmë politikën zhvilluese dhe përfaqësuese autentike të shqiptarëve!

Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternatives shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Dëmtime në tubacionin kryesor: DERI TË MËRKURËN PA UJË NJË PJESË E MADHE E ULQINIT
Dëmtime në tubacionin kryesor: DERI TË MËRKURËN PA UJË NJË PJESË E MADHE E ULQINIT

Të martën, më 28 qershor 2022, rreth orës 16.00 gjatë punimeve të një kontraktori të papërgjegjëshëm është dëmtuar tubi kryesor i ujësjellësit në Fushën e Ulqinit, është njoftuar Portali Ul-info nga NP

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 29 qershor, në periudhën nga ora 09 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë pjesa e qendrës së Katërkollës.

Kuvendi i Komunës: ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL
Kuvendi i Komunës: ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL

Me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kuvendi i Komunës të hënën zgjodhi dy nënkryetarë. Ata janë Beqir Sella, funksionar i PD-së dhe Sabr Sallaj, ndryshe nënkryetar i Forcës

Ulqin: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR
Ulqin: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR

  Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur zyrtarisht se presin një sezon dukshëm më të mirë se vitin e kaluar. “Të gjithë treguesit që kemi flasin në favor të kësaj, se sigurisht që jemi 60% më mirë

Dr G.Karamanaga: GANI I VOGËL
Dr G.Karamanaga: GANI I VOGËL

Gani ende nuk i ka mbushur shtatë vjetë.Një ditë u nis prej shtëpie. Nuk i tregoi askuj se ku po shkon. Komshitë Shyqyrija, Kimetja dhe Zhelko e vrejtën se ishte në rrugë. Pas një kohe prindërit e tij