I nderuar Kryeministër z. Abazoviq,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju përcjellim urimet tona më të sinqerta për emërimin Tuaj në pozitën e Kryeministrit të Malit të Zi, pozitë kjo që në Mal të Zi mbahet për herë të parë nga një shqiptar.
Shpresojmë se Qeveria nën drejtimin Tuaj, do të angazhohet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari, po aq edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi.
Besojmë se qeverisja e mirë do të rezultojë me forcimin e bindjes së popullit tonë, se e ardhmja më e mirë mund të ndërtohet në trojet e veta, prandaj shpresojmë në mbështetjen Tuaj ndaj kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi, derisa Ju përcjellim gatishmërinë dhe vullnetin tonë për bashkëpunim, përfundohet në urimin e kryetarit të KKSH-së, Faik Nika.