Për një kohë të gjatë në historinë e shteteve shumëkombëshe ka qenë i pranishëm koncepti mbizotërues se në bazë të drejtave individuale të qytetarëve mund të zgjidhen dhe problemet e pozitës së pakicave kombëtare. Duke u nisur nga një logjik e tillë, si dhe për shkak të frikës nga pasojat të një qasje tjetër, janë injoruar ose minimizuar të drejtat kolektive të pakicave kombëtare. Mirëpo, një koncepcion i tillë shpesh herë ua ka dhënë ngjarjeve politike koloritin e përgjakur në marrëdhëniet ndërnacionale. Ashtu që, gjatë shekullit 19 dhe 20 ka ardhur deri te viktimat masive të njerëzëve në luftërat ndëretnike.
Në botë, që nga lufta e Dytë botërore ka pasur rreth 250 konflikte të mëdha etnike, në të cilat kanë humbë jetën me qindra mija, madje dhe me miliona njerëzë.
Shumë nga shtetet të cilat janë ballafaquar me problemet në marrëdhëniet ndëretnike kanë kërkua dhe kërkojnë mënyrat sesi ato ti zgjidhin, dhe atë në baza kushtetuese-juridike, institucionale, politike dhe praktike. Ato kanë synuar të tejkalojnë sundimin dhe mbizotërimin e një bashkësie etnonacionale mbi të tjerat, respektivisht të vendosin marrëdhënie të bashkëpunimit dhe të partinalitetit. Në atë drejtim, me seriozitet janë marr në shqyrtim idetë demokratike, të cilat parashohin domosdoshmerinë e përshtatshmerisë të institucioneve të sistemit politik situatave dhe problemeve të ashtuquajtura të shoqërive të ndara ose shumënacionale. Në lidhje me atë çështje hulumtuesit shkencor tërheqin vemendjen se zgjidhjet normative dhe institucionale për rregullimin e të drejtave të pakicave është më lehtë me i gjetur më parë se të fillojnë konfliktet interetnike, sepse kur të ndollin trazirat dhe përleshjet ndërnacionale, atëherë as ato zgjidhje të cilat më parë ndoshta kishin qenë të mundshme, pastaj nuk kënaqin më as njërën palë në konflikt. Gjithashtu, një rol me rëndësi e ka dhe vetëdija etnike dhe paraftyrimi apo imagjinata e ndonjë grupi për vetin, mbi veçoritë etnike, nacionale, fetare të identitetit. Paraftyrimet e tilla përshkojnë jetën e antarëve të grupit dhe ato janë me rëndësi pa marr parasysh, ose pikërisht për atë, që në to mund të gjinden paragjykime të mëdha, paraftyrime dhe ndjenja të gabuara, elemente mitike, iracionale dhe botëkuptime të njëanshme etj. Natyrisht se një gjëndje e tillë e vetëdijes dhe kulturës etnike, veçenarisht kur ndonjë etnicitet vepron dhe mendon nga pozita etnocentrike dhe të nacionalizmit ekstrem e vështirëson zgjidhjen e drejtë të marrëdhënieve ndëretnike.
Në kërkimin e kompromisit, një model i zgjidhjes është i gjetur në nenin 27 të Paktit Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike (1966) i cili fletë se në shtetet ku ekzistojnë pakicat etnike, fetare ose gjuhësore, nuk mund tu ndalohen të drejtat personave të cilët u përkasin atyre pakicave, që në bashkësi me pjestarët tjerë të grupit të vet, të shfrytëzojnë dhe të gëzojnë të drejtat sikurse janë përdorimi i gjuhës dhe kulturës së tyre etj. Me atë përcaktim të nenit të lartpermendur ithtarët e të drejtave kolektive fitojnë mbështetjen për shfrytëzimin e tyre në praktikë.
Me fjalë të tjera, ky nen është instrument i mbrojtjes së grupit, respektivisht përmban elemente të mbrojtjes të grupit, dhe si i tillë ai me të vërtetë ua afron apo siguron të drejtat kolektive pjestarëve të pakicave kombëtare.
Formulimi i nenit të lartëpermendur 27 ka qënë shembull i dokumentave të tjera ndërkombëtare. Solucionin e tij e marrin, ndër të tjerat, Deklerata e Kombëve të Bashkuara për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, ose etnike, fetare dhe gjuhësore(1992), dokumenti i Kopenhagut i Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (KSBE) 1990, Rekomandimi i Këshillit të Europës, nr. 1201/1993, Konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare (1995.). Deklerata e sipërpërmendur e KB, si dhe Konventa kuadër e Këshillit të Evropës i vënë dhe vet pakicat si grupe ( e jo vetëm pjestarët e tyre) si adresa të të drejtave dhe të mbrojtjes. Neni 2, i Dekleratës të KB u urdhëron shteteve që të mbrojnë ekzistencën, si dhe identitetin nacional ose etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor të pakicave në territorin e tyre dhe të nxisin krijimin e kushteve për pëparimin e atij identiteti. Një formulim të ngjajshëm e ka pranua dhe Konventa kuadër në nenin1 të saj e cila veçenarisht i apostrofon pakicat kombëtare si objekt të mbrojtjes, respektivisht të personave të cilët u përkasin atyre pakicave.
Të drejtat kolektive të pakicave kombëtare janë: e drejta e përdorimit të gjuhës amtare dhe të alfabetit; e drejta e shkollimit në gjuhën amtare; e drejta e kultivimit të kulturës nacionale dhe të traditës; e drejta e informimit në gjuhën amtare; e drejta e pjesëmarrjes efikase të pakicave kombëtare në jetën publike. Në radhën e të drejtave kolektive bëjnë pjesë dhe vetëqeverisjet e ndryshme të pakicave, respektivisht të autonomive; e drejta e kremtimit të festave kombëtare dhe fetare të pakicave; e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare etj.
Karakteri kolektiv të këtyre të drejtave rrjedh nga fakti se ato u garantohen jo individëve, por të tanë antarëve të pakicës si bashkësi përkatëse, ndërsa shfrytëzimi apo gëzimi i tyre, nga ana tjetër, më së shumti është i pamundshëm përpa kontakt me antarë të tjerë të grupit. Gjithashtu, është e njohur proverba, se njeriu para së gjithash është qenie shoqërore. Rrethi shoqëror, njerëzit tjerë, janë supozime të formimit dhe ekzistencës së njeriut. Interaksioni me rrethin social, dmth. me njerzë të tjerë, paraqet faktor me rëndësi për formimin e njeriut si qenie humane, me veçori dalluese ndaj kafshëve – me të folur, me vlera, ndijenja, vetëdije, dhe gjithsesi me akumilimin e dijes të gjeneratave të më parshme, dmth. i kohës së kaluar.
Gjatë tri dekadave të fundit, të drejtat kolektive fitojnë njohje të gjëra. Sipas fjalëve të autorit të njohur të izraelit Lernerit” Bashkësia ndërkombëtare është bë e vetdijshme se rregulla o mosdiskriminimit dhe sistemi i përqendruar në individ nuk janë të mjaftueshme as për të mbrojtur të drejtat e individëve si antarë të grupit as për të mbrojtur grupet”. Një qëndrim të tillë e vertetojnë gjithnjë e më shumë autorë (F. Caportorti, P. Tor Be rry, Th.Vaiter, G. Sacerdoti, F. Ermasaga, Y. Dinstein, O. Kimminich, W. Kymlika, H. Poultoni, etj.).
Juristi i njohur amerikan, Adis vjen madje deri te përfundimi ,” se mënyra e vetme për tu kuptuar koncepti i të drejtave të pakicave, është që ato të të trajtohen si të drejta të grupit”
Përfundim: është evident fakti se në një numër të konsiderueshëm të shteteve – de iure ose de facto – janë të njohura të drejtat përkatëse kolektive të pakicave; në të drejtat ndërkombëtare janë të përmbajtura të drejtat kolektive të pakicave në formë si e drejtë e individit që në bashkësi me të tjerët të gëzoj ndonjë të drejtë; po ashtu autoritetet shkencore që nga Prendimi deri në Lindje tërheqin vemendjen për domosdoshmerinë e sigurimit dhe garantimit të të drejtave kolektive të pakicave në shtetet shumëkombëshe.
Në esencë çdo e drejtë e ka dimensionin kolektiv. Sikurse një njeri e përdorë gjuhën për të komunikua me të tjerët të cilët atë gjuhë e njohin, ashtu as shprehja e lirë, bashkimi, shoqërimit etj. nuk mund të paramëndohen përpa të tjerët. Dhe më në fund, njeriu nuk mund të kënaqet në të drejtat individuale, a njëkosisht të jetë antar i grupit etnik të shtypur apo të privuar nga të drejtat ligjore, ose të pakicës nacionale të rrezikuar.