Festivali regjional i letërsisë „Poligon“ do të mbahet në Mostar prej më 23 deri më 25 shtator dhe do të mbledh autorët e rëndësishëm nga regjioni, ndër të cilët do të jetë edhe shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis dhe poetja Jovanka Ulareviq.
„Do të diskutohet për rolin e autorit dhe artistit në dritën e ksenofobisë globale në rritje, terrorizmit, krizës së refugjatëve dhe renesancës të së djathtës. Tryezë e rrumbullakët e veçantë do të dedikohet për temën e segregacionit në veprat e autores amerikane Harper Li, e cila vdiq këtë vit“, njoftuan organizatorët.
Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është kthimi i fokusit në skenën letrare të Mostarit, si dhe shndërrimi i qytetit në skenën ndërkombëtare letrare të hapur për shkrimtarët nga tërë ish Jugosllavia dhe Europa.