Konferenca për media, 28.05.2025 Ulqin
Të nderuar të pranishëm!
Përfaqësues të medjave – Mirë se keni ardhur në këtë takim të cilin e kemi thirur me qëllim që edhe njëherë ti drejtohemi opinionit të gjërë në Mal të Zi, qytetarëve , shoqërisë civile institucioneve, subjekteve politike dhe veçmas Deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi, që ti thonë Jo, miratimit të Marëveshtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, dokument ky që do të gjindet përsëri për miratim në Parlament më 29 Maj.
Të nderuar Deputetë!
Sot, Komuna e Ulqinit ju drejtohet juve me një thirje të qartë dhe të vendosur që mos e votoni Marëveshtjen me Emiratet e Bashkuara Arabe në formën e paraqitur .
Kjo,nuk është një thirje politike, por një apel institucional dhe qytetar që buron nga përgjegjsia ndaj të ardhmes sonë të përbashkët.
Ju e dini që kjo Marëveshtje ka ngritur shqetësime serioze, jo vetëm në nivel lokal, por dhe në instancat më të larta të shtetit dhe tek partnerët tanë ndërkombëtar.
Presidenti i Malit të Zi, Bashkimi Evropian dhe Shoqëria civile kanë shprehur rezerva të thella për transparencën, qëndrushmërinë dhe ndikimin afatgjatë të kësaj Marëveshtjeje.
Komuna e Ulqinit vazhdimisht ka përsëritur që nuk është kundër investimeve . Përkundrazi ajo, është gjithmonë e hapur për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm .
Por , investimet duhet të jenë në përputhje me interesin publik , me normat kushtetuese , me mrojtjen e mjedisit dhe trashëgiminë kulturore si dhe me standartet evropiane që ne aspirojmë ti përmbushim.
Komuna e Ulqinit, subjektet politike që participojnë në Kuvendin tonë , deputetet tanë, sektori civil , qytetarët tanë , kur është fjala për Marëveshtjen që na ofrohet flasin me një gjuhë, kanë të njëjtin qëndrim dhe qëndrimi ynë tashmë i është prezantuar qartë opinionit në Mal të Zi, Qeverisë , Presidentit, Përfaqsive dhe kancelarive diplomatike, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe faktorëve të tjerë.
Të nderuar Deputete!
Mendojmë që keni pasur kohë mjaftueshëm të reflektoni dhe pas shumë kritikave që i janë bërë Marëveshtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe në formën që propozohet ,nga ana e Komunës së Ulqinit, Sektorit civil në Mal të Zi, Presidencës, Bashkimit Evropian të keni dhe Ju qëndrim të qartë dhe ti thoni Jo, miratimit të saj në Parlament.
Të nderuar përfaqësues të medjeve !
Në emër të Komunës së Ulqinit dhe qytetarëve të saj , unë dua tju shpreh mirënjohje dhe juve që keni pasqyruar në kohë reale , me vërtetësi dhe me përgjegjshmëri çështjet që kanë të bëjnë me këtë Marëveshtje të cilës Komuna e Ulqinit i ka kushtuar vëmëndje të veçantë sepse vlerësojmë se ajo prek direkt interesat e përgjithshme të qytetarëve tanë. Por krahas saj Komuna jonë, vëmëndje të veçantë i ka dedikuar përgatitjeve për sezonin turistik .
Në këtë drejtim janë ndërmarë të gjitha masat e duhura nga Sekretariatet përkatëse , dhe jemi në kontakte të vazhdueshme dhe përcjellim realizimin e tyre.
Masa përfshijnë:
-Përmirësimin e infrastrukturës publike ,përmes rehabilitimit të rrugëve , pastrimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve publike, ndriçimit dhe sinjalizimit, vend parkimet etj.
-Shtimin e pastërtisë dhe kujdesit për mjedisin me angazhimin dhe të ekipeve të SHPK – Veprimtaritë Komunale
-Në bashkëpunim me Organizatën Turistike është bërë promovimi i potencialeve turistike të qytetit tonë si një destinacion mikpritës dhe me vlera natyrore, historike e kulturore
-Komuna e Ulqinit me mundësitë e saja bën përpjekje dhe ndihmon bizneset vendase duke inkuadruar pjesemarrjen e tyre në tregje, panaire dhe aktivitete që ndihmojnë ekonomine lokale.
-Po ashtu vëmëndje të veçantë i kemi kushtuar dhe po i kushtojmë organizimit të aktiviteteve kulturore që pasurojnë ofertën turistike dhe krijojnë mundësi argëtimi si për turistët ashtu dhe për banorët vendas
– Rritja e sigurisë mbetet obligim permanent i yni.Në këtë drejtim do të veçoja angazhimin e përbashkët të plicisë komunale , plicisë së shtetit ,policisë kufitare etj.
-Gjatë kësaj kohe kemi qenë të fokusuar dhe tek përfshirja e komunitetit lokal si pjesë kyçe e suksesit të sezonit , duke i ftuar qytetarët të jenë pjesë aktive e ruajtjes së rendit , pastrimit dhe promovimit të vlerave tona më të mira.
Në fund dua të veçoj që Komuna e Ulqinit mbetet e përkushtuar për të garantuar një sezon turistik të sukseshëm, me mikpritje, organizim dhe standarte gjithnjë e më të larta .
Unë edhe me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Ulqinit , institucionet dhe bizneset të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët për të prezantuar qytetin tonë me krenari dhe dinjitet para vizitorëve, turistëve vendas dhe të huaj.
Ju faleminderit !