Nimanbegu: As inxhinieri politike, as mos parime

Demantojmë pretendimet e zyrtarëve të UDSH-së dhe DPS-it se marrëveshja mes Forcës dhe koalicionit për Fillim të Ri është inxhinieri politike dhe se ata ndihen të mashtruar. Ne i hedhim poshtë plotësisht këto akuza dhe kujtojmë faktet e mëposhtme:

Së pari, duke analizuar potencialet dhe mangësitë e koalicioneve të mundshme, Forca vlerëson se në koalicionin me UDSH-në dhe DPS-in ekzistonte rreziku që të vazhdohej e njëjta politikë, të cilën e kemi braktisur për shkak të pakënaqësisë një vit e gjysmë më herët.

Për të penguar vazhdimin e politikës së vjetër, ne vendosëm të kërkonim një mandat 4-vjeçar dhe kështu të kemi mundësinë të zbatojmë më lehtë vizionin tonë politik.

Filluam të bisedojmë me ata dhe i shprehëm qëndrimet tona edhe ndaj mandatit. Kemi pritur përgjigjen e tyre pozitive, të cilën nuk e morëm.

Ndërkohë, koalicioni për Fillim të Ri i ofroi Forcës, pa kërkesën tonë për të biseduar, një mandat 4-vjeçar për të drejtuar qytetin.

Këtë ofertë ne nuk e morëm parasysh sepse kishim dëshirë të arrijmë marrëveshje me Koalicionin Shqiptar.

Për takimet me mandatarin dhe detajet e ofertave, ku për korrektësi e kemi njoftuar UDSH-në.

Në takimet me UDSH-në dhe LDMZ-në kemi rënë dakord që të mos negociojmë fshehtas me palën tjetër. Ne nga Forca e respektuam këtë dakordësi.

Me kërkesën tonë për mandat të plotë, si qëndrim i Këshillit Qendror të Forcës, nga UDSH-ja morëm përgjigjeqëkërkesën tonë duhet ta shqyrtojnë pranë organeve të tyre.

Pas kësaj, takimin e vetëm me DPS-in dhe UDSH-në e kemi mbajtur më 18 maj. Ata së bashku insistuan për ndarjen e mandatit, por edhe ranë dakord që kërkesa e UDSH-së të shqyrtohet brenda një ose dy ditëve.

Këtë përgjigje nuk e morëm.

Ndërkohë, DPS dhe UDSH kanë pasur takime me koalicionin për Fillimin e Ri, gjersa ne kemi pritur përgjigjen.

UDSH iu ka ofruar bashkëpunim sipas sistemit të ndarjes së mandatit. DPS ishte më pak kërkuese.

Si UDSH ashtu edhe DPS fshehtas, në biseda i deklaruan koalicionit për Fillim të Ri,që eventualisht mund të përfaqësonin njëra-tjetrin!

Këto biseda ishin pas shpinës sonë. Pas përfundimit të afatit për përgjigjën, ne filluam negociatat me Fillimin e Ri.

Së dyti, koalicioni për Fillimin e Ri në përbërjen e tij ka disa parti opozitare, gjë që jep një potencial më të madh për t’i dhënë fund politikës së vjetër. Ky është një shans për të përmirësuar gjendjen në Komunën e Ulqinit.

Fillimi i Ri ka synime shumë të ngjashme si Forca për zhvillimin e Ulqinit, kështu që përgjegjësia mund të ndahet.

Së treti, fakti që koalicioni për Fillimine Ri ka fituar ofertën nga UDSH për ndarjen e mandatit, e ka ndryshuar ofertën e koalicionitndaj Forcës. Ne kemi pranuar ndarjen e mandatit për shkak të potencialit që ka ky koalicion.

Këtë koalicion e pranuam për mirëne Ulqinit. Nuk ka pasur as mos parimedhe as mashtrim në asnjë moment ndaj asnjërit.

Këto faktei dinë aktorët e negociatave, dhe atë kush ka negociuar, kur ka negociuar dhe me cilat oferta, e gjithë kjo derisa ne prisnim përgjigjën. E tërë kjo mund të konfirmohet nga aktorët e atyre negociatave dhe nga vetë kryeministri Abazoviq.

Forca vazhdon të ndjekë rrugën politike në interes të qytetarëve të Ulqinit dhe votuesve të saj. Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel shtetëror, qoftë në pozitën e pushtetit apo të opozitës si më parë, ku gjithçka është në interesin më të mirë të qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi.

Kryetar

Genci Nimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR
A.Hoxha: BIBLIOTEKA E QYTETIT DO TË JETË E MBYLLUR

U.d.drejtoresha e Qendrës për kulturë Adriana Hoxha deklaroi se për shkak të shiut që ka rënë ditët e fundit, ndërtesa e këti institucioni ka pësuar vërshim të ujit në hapësirat e punës. “Gjendja më e

Rama: UJI DEPËRTOI NË TË GJITHA PJESËT E BIBLIOTEKËS
Rama: UJI DEPËRTOI NË TË GJITHA PJESËT E BIBLIOTEKËS

Shiu i dendur që ka rënë ditëve të fundit ka depërtuar në të gjitha pjesët e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, si dhe në shumë pjesë të objektit të Qendrës së Kulturës. “Fondi i librave, inventari i Bibliotekës,

Java e komunave: FITORE E ULQINAKËVE NË TIRANË
Java e komunave: FITORE E ULQINAKËVE NË TIRANË

Nënkryetari i Komnës së Ulqinit Beqir Sellaj dhe nënkryetarja e Bashkise së Tiranës znj. Keti Luarasi morrën pjesë sot në ndeshjen miqësore ndërmjet KK Ulcinj dhe KS Tirana U 18, ku djelmoshat tane korren

G.Karamanaga: Izet Luli – mësues, emigrant nga Shqipëria dhe veteran i shkollës shqipe në Ulqin
G.Karamanaga: Izet Luli – mësues, emigrant nga Shqipëria dhe veteran i shkollës shqipe në Ulqin

Rrëfimi 1 Ardhja në Ulqin Shtëpia e parë e Cafo Begut, ndodhej në Ranë. Ka qenë shtëpi e madhe, me verandë druri, me pamje kah deti. Kjo shtëpi, pas tërmetit 1979, u dëmtua shumë dhe u rrënua. Kujtimet

Supermarketi SARS: EDHE KËTË JAVË AKCIONI I MADHË
Supermarketi SARS: EDHE KËTË JAVË AKCIONI I MADHË

Ju ofrojmë çmimet më të volitshëm, më të ulëta nga asortimani ynë të produkteve. Mund të porositni produktet ne adresen tuaj të shtepisë: 067 040 016 Akcioni zgjat deri të dielën, me 27 nëntor.