Deputeti i Forcës së re demokratike në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka deklaruar se kjo parti nuk i përkrah ndryshimet e ligjit për shpronësim.
Me këtë propozim të ligjit parashihet që Qeveria e Malit të Zi mund të marr pronën private edhe para pagesës së kompensimit ndaj pronarit.
“Vijesti”, e cila e transmeton këtë informatë, shkruan se më herët kolegu i tij nga klubi Nik Gjeloshaj (Alternativa shqiptare) ka thënë se partitë shqiptare nuk e përkrahin propozimin e Qeverisë.