Në Kuvendin e Malit të Zi të mërkurën do të mbahet ora kryeministrore. Në emër të klubit të deputetëve të partive shqiptare, Iniciativës qytetare kroate dhe Partisë liberale Genci Nimanbegu do të pyes kryeministrin Millo Gjukanoviq cilat masa Qeveria e Malit të Zi planifikon ti ndërmarr në rastin e privatizimit të pasuksesshëm në sektorin e turizmit në komunë të Ulqinit.
Deputeti i URA-së Dritan Abazoviq do ta pyes ministrin e financave Radoje Zhugiq për veprimet dhe përgjegjësinë e organeve shtetërore rreth rastit Akva-park në Shtoj.