Nimanbegu: I BRENGOSUR PËR NUMRIN E VOGËL TË SHQIPTARËVE NË POLICI

Genci NimanbeguDeputeti i Forcës dhe kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve Genci Nimanbegu është i brengosur për shkak të numrit të vogël të bashkëkombësve të tij në polici dhe mendon që kjo është pasojë e rezistencës së punësimit të përfaqësuesve të këtij popull.

Ai në deklaratë për “Dan” tha se vitin e kaluar janë regjistruar tre Shqiptarë në akademinë policore që është hap i rëndësishëm.

“Në mënyrë që të ketë Shqiptarë të interesuar për punë, policia duhet të kuptohet si e vetja, e popullit, ndërsa ne e dimë se ajo është shumë më represive ndaj Shqiptarëve sesa ndaj tjerëve. Madje as në Ulqin shefi i policisë nuk është Shqiptarë dhe ky është një shenj që Drejtoria e policisë duhet të ndryshojë diçka nëse dëshiron të pranohet nga të gjithë. E di që në Plav nuk ka asnjë policë Shqiptarë, ose numri i tyre është simbolik, që është e pakuptueshme”, thekson Nimanbegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi