Nimanbegu: KËTË JAVË MBLEDHJA E DREJTUESVE TË FORCËS DHE IQ

Vasel, Genci, Nazif, SmajlNënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar për TV Vijesti se këtë javë mund të pritet mbledhja e drejtuesve të partisë së tij dhe të Iniciativës qytetare (IQ) nga Tuzi.

Ky është tentim për zbutjen e mosmarrëveshjes rreth rotacionit në karriget e Kuvendit të këtyre dy grupimeve politike që zgjat prej 6 nëntorit të vitit të kaluar.

“Shoh që kjo po zvarritet nga ana e Forcës. Më mbetet detyrimi profesional që t’ju dërgojë paralajmërimin e fundit para padisë. Prej atij moment do t’ju jap afat dhe do t’i jap të drejtën avokatëve të bëjnë pjesën e vet të punës”, tha në deklaratë për këtë medium një nga liderët e IQ Vasel Sinishtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi