Nënkryetari i Forcës së re demokratike dhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka deklaruar se letra e hapur të cilën kësaj parti dhe atij personalisht ia ka drejtuar kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj është “nën çdo nivel”.
“Çdo kush ka të drejtë të vendos si do të reagojë, ndërsa ai e bëri këtë gjë nën çdo nivel. Për këtë do ti përgjigjem me letër të hapur”, tha Nimanbegu për “Pobjeda”.
Ai njëkohësisht vlerësoi se duhet të rishqyrtohet marrëveshja e koalicionit me PDS-në, sepse, siç shtoi, gati asgjë nga kërkesat politike të Shqiptarëve nuk janë realizuar.
“Çka është me kufirin e të mirave detare, ai vazhdon të jetë kufi prej disa kilometrash, që nuk është rast, për shembull, në Budvë dhe Tivar. Kemi dy komuna të reja, ndërsa nuk e kemi komunën e Tuzit”, tha Nimanbegu.









