Nimanbegu: LIGJI I PROPOZUAR PËR SIMBOLE NACIONALE MË I MIRË SE AI NË FUQI

genciKryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve (KNSH) dhe nënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar që Projektligji i propozuar për zgjedhjen, përdorimin dhe ekspozimin në publik të simboleve kombëtare të popujve pakicë në Mal të Zi është më i mirë se ai që është tani në fuqi. “Besoj që me ligj duhet të mundësohet që në komunat Ulqin, Tivar, Tuzi-Podgorica, Plavë dhe Rozhajë të përdoren simbolet nacionale dhe në institucionet shtetërore”, tha ai për “Kohën javore”.

Në Ulqin, përndryshe, të premten do të mbahet diskutimi i përsëritur për këtë projektligj.

Nimanbegu theksoi që plani i tij është që KNSH të fokusohet në aktivitetet politike sidomos ndaj Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, si dhe të afroj qëndrimet e subjekteve politike të komunitetit shqiptarë.

Tha që planifikon kyçjen e intelektualëve shqiptarë në komisionet e Këshillit, si dhe aktivitetet e përbashkëta me sektorin joqeveritar dhe diasporën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi