Nimanbegu: MENJËHERË TË RISHQYRTOHEN MARRËVESHJET E KOALICIONIT

Genci NimanbeguDeputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka deklaruar se me përkrahjen e Ligjit për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve Iniciativa qytetare kroate dhe Partia boshnjake kanë shkelur parimet kyçe politike të marrëveshjes për veprim të përbashkët të partive pakicë, siç është decentralizimi i shtetit, për ç’arsye duhet të rishqyrtohet vazhdimi i bashkëpunimit me ato.

Ai për “Vijesti” tha se duhet të shqyrtohet vazhdimi i bashkëpunimit edhe me partitë të tjera, meqenëse marrëveshja përmban principe të njëjta në “version më të zbutur”.

“Kjo sigurisht që duhet shqyrtuar në takimin e koalicionit shqiptar, jo për një muaj por menjëherë nesër dhe të shohim çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shohim se çfarë na sjell shkalla kaq e lartë e dallueshmërisë politike në disa çështje kyçe ose mënyrën si do të bashkëpunojmë më tej. Çështjet kyçe në vend janë zgjidhur, NATO është zgjidhur, nëse dallimet konceptuale janë kaq të mëdha kjo patjetër është një nga arsyet për shkëputje të bashkëpunimit”, shtoi Nimanbegu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi