Nimanbegu: NË QEVERI VETËM ME GARANCI TË HUAJA

genci-nimanbaguBartësi i listës “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka thënë se ky koalicion do të hyjë në qeverinë e re vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në mbylljen e marrëveshjes.

“Cilido pushtet i ardhshëm nuk do të marrë përkrahjen tonë pa këtë gjë”, theksoi ai në intervistë për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, Shqiptarët sot janë shumë më të bashkuar sepse kanë kuptuar që partitë shqiptare nuk mund të mbrojnë interesat e veta. “Shqiptarët e dinë mirë se pikërisht partitë qytetare dhe ndarjet në mes veti kanë ndikuar drejtpërdrejt që rinia jonë nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqinit sot janë në diasporë”, tha Nimanbegu.

Ai tha se është fakt që koalicioni “Shqiptarët të vendosur” ka bashkuar të gjithë përfaqësuesit shqiptar në vend – dy deputet, kryetarin e Komunës së Ulqinit, kryetarin e Kuvendit të komunës urbane të Tuzit, si dhe kryetarin e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve.

“Përveç kësaj, Forca është e vetmja parti e cila nga fillimi nuk ka ndryshuar synimet e veta programore dhe e vetmja ka ruajt qëndrimet politike. Të gjitha me qëllim që populli shqiptar të ketë një parti me vizion të qartë, të cilës tani i janë bashkëngjitur edhe dy parti të rëndësishme shqiptare”, tha Nimanbegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa