Nimanbegu: NËSE PDS NUK E PËRMBUSH MARRËVESHJEN, TËRHEQIM PËRKRAHJEN E QEVERISË

genci-nimanbaguFunksionari i lartë i Forcës së re demokratike dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka deklaruar se nëse PDS nuk plotëson të premtuarën, hapat e mëtejmë të kësaj liste zgjedhore janë shumë të qarta.

“Ne kemi qëndrim të qartë që marrëveshja e koalicionit duhet të analizohet rregullisht, përmbushja e saj dhe të ngjashme. Nëse do të ketë arsyetimi dhe mosrespektim të marrëveshjes ne jemi të gatshëm të anulojmë përkrahjen kësaj qeverie”, tha ai në deklaratë për Radio Europa e lirë.

Ky medium rikujton që para zgjedhjeve Nimanbegu ka deklaruar se koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të jetë pjesë e Qeverisë “vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…