Nga press konferenca në Komunen e Ulqinit, fjalimi i krytarit Genci Nimanbegu.
Ju, jeni ata që më përsëafrmi gjatë këtyre javëve keni përcjellur dhe transmetuar atë që ka ngjarë dhepo ngjetnë relacionin Komuna e Ulqinit -Qeveri, respektivisht Kryeministër lidhur me investimin megalloman të paralajmëruar në Plazhin e Madh nga ana e Kompanisë Eagle Hills të Mohamed Alabbar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, investim që bie ndesh me Ligjet dhe dokumentet në fuqi në Mal të Zi.
Ne si Komunë që në fillime kemi bërë të qartë se jemi për investime të qëndrueshme andaj të shqetësuar për faktin që kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhët nga ana e Kryeministrit dhe bashkepunëtorëve të tij, jemi të detyruar që me të gjitha mjetet demokratike të vihemi në mbrojtje të pronës dhe resurseve tona.
Ky qytet ka nevojë për zhvillim, por jo në dëm të integrimit urban, mjedisor dhe social. Andaj, vlerësojmë se transparenca dhe dialogu do të mbeten parimet tona udhëheqëse.
Që në fillim, kemi pasur përkrahjen pa rezerve të Sektorit Civil në Mal të Zi, të cilët unë i falenderoj në emër të qytetarëve të Ulqinit.Ndjej obligim që të falenderoj për vizitën në Ulqin, shqetësimin, qëndrimet dhe përkrahjen që na ka dhënë Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq i cili Marëveshtjen e miratuar në Parlament e ka kthyer përsëri për shqyrtim për shkak të lëshimeve dhe mëngësive që ajo ka. Por siç shihet të gjitha këto nuk janë marë parasyshë dhetë dhënat flasin që Parlamenti,Marëveshjenmund ta miratojë në ditët në vijim. Po ashtu shqetëson fakti që nuk janë përfillur as rekomandimet që janë dhënë nga Këshilli për Politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Ne për të gjitha këto kemi informuar Ambasadat dhe përfaqëitë diplomatike në Mal të Zi. Me fakte dhe argumenta kemi folur në Trupat e Kuvendit, por dhe kemi protestuar para parlamentit, por siç shihet Qeveria është e vendosurqë Marëveshjen e paralajmëruar ta realizojë e këtë e dëshmon dhe vizita ez. Alabbar në Podgoricë.
Ne edhe atij ia kemi bërë të qartë qëndrimin tonë nëpërmes një letre të hapur dhe presim nga ai që të reflektojë dhe të marrë në konsideratë vërejtjet e arësyeshme të qytetarëve të Ulqinit .
Ne, jemi të përkushtuar që kësaj çeshtjeje ti shkojmë deri në fund. Andaj për nesër në orën 11:00 të gjithë subjektet që participojmë në Kuvendin e Ulqinit kemi rënë dakort të organizojmë një protestë një orëshe në pikën kufitare në Sukubinë dhe në Krruç në drejtim të qytetit të Tivarit dhe me këtë të dëshmojmë që Ulqini dhe qytetarët e tij, janë kundër Mareveshtjes dhe investimit të paralajmëruar si të tillë.
Po ashtu, ky aktivitet bëhet për ti treguar dhe investitorit qëndrimin tonë.