“Kush në Mal të Zi mbas votimit që Petnica të jetë komunë mund të thotë që Tuzi nuk mund të jetë të njëjtën gjë? Është e qartë që arsyet nuk janë të natyrës ekonomike, por që bëhet fjalë për vendim politik”, ka deklaruar deputeti i Forcës së re demokratike në Parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu.
Sipas fjalëve të tija, zvarritja rreth referendumit në Tuz tregon që nuk ekziston gatishmëria që Tuzi të bëhet komunë.
“Zvarrisin ato të cilët vendosen të shkojnë me studim, struktura udhëheqëse në Tuz dhe pjesa e caktuar e udhëheqësve në komunë të Podgoricës”, tha Nimanbegu për “Dnevne Novine” duke mos dashur të precizoj a bëhet fjalë për kryetarin e Podgoricës Miomir Mugosha.
“Vet do ta vlerësoni”, shtoi ai.