“Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për rregullim hapësinor dhe ndërtim të objekteve është propozuar lirimi nga pagesa e komunalive i objekteve hipotetike”, tha në Këshillin për turizëm dhe planifikim hapësinor të Kuvendit të Malit të Zi deputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu.
Ai, siç shkruan “Dan”, tha që komuna e Ulqinit tashmë i lirojë investitorët për hotele me 4 dhe 5 yje nga pagesa e 70 përqind të komunalive. “Kjo në rastin e hotelit të ‘Jadran’, i cili ndërtohet nga viti 1999, do të thotë që investitori duhet të paguaj 900 mijë në vend të katër milion. Tani do të vazhdoj të pres këtë ligj dhe mos të paguaj asgjë ”, shtoi Nimanbegu.
Sipas fjalëve të deputetit të PDS-së dhe ish ministrit për rregullim hapësinor dhe turizëm Predrag Sekuliq, hoteli “Jadran” nuk është ndërtuar për faj të organeve shtetërore të cilët nuk lejuan që hapësira të përdoret për qëllim të paraparë.
Hapësira në Sukë (Rastislav) është 51 përqind në pronësi të komunës së Ulqinit.