Deputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka hedhur poshtë akuzat e nënkryetarit të URA-së Dritan Abazoviq që ai dhe kolegët e tij nga partitë e pakicave janë „dajak në duartë e PDS-së“.
„Abazoviq vazhdon t’i shkaktojë dëme popullit shqiptarë me përfaqësimin e ti“, tha ai dje në Kuvendin e Malit të Zi, e transmeton „Vijesti”.
Sipas fjalëve të tija, Forca nuk është satelit i askujt. “Unë do ta pyesja Abazoviqin a ishte satelit i satelitit kur ishte në pushtet në Ulqin”, tha Nimanbegu.
Shtoi se është përfaqësues i listës me mbi 5000 vota.