Nimanbegu: Përvjetori i 17-të i pavarsisë së Malit të Zi

Uroj të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe në veçanti popullit autokton shqiptarë përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Malit të Zi.

Kemi kontribuar në themelimin e shtetit të Malit të Zi, me qëllimin që të na mundësohet një barazi kombëtare, zhvillim ekonomik dhe përfaqësim dinjitoz që dekada me radhë na është mohuar.

Po ashtu, me plotë shpresë i gëzohemi mundësisë t’i jepen përgjigje sfidave që kanë të rinjtë dhe shoqëria në tërësi në këto kohë kur drejtimi euroatlantik është duke u vënë në pyetje.

Për ne këto janë synime madhore për të cilat do të këmbëngulim edhe me shumë se çdo herë.

Vlen të theksohet rëndësia që pavarësia e Malit të Zi ka në rajonin tonë me politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet fqinje.

Urime 17-vjetori i pavarësisë së Malit të Zi! 

 

Kryetar,

Genci Nimanbegu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi