NIMANBEGU: Shqiptarët i ndjejnë elementet e diskriminimit

“Shqiptarët në Mal të Zi i ndjejnë elementet e diskriminimit ndaj tyre. Një nga shembujt tipik është zona që përfshinë të mirat detare, e cila komunën e Ulqinit e bënë kontinentale”, deklaroj për “Dan” deputeti i Forcës së re demokratike FORCA në Parlamentin e Mali të Zi Genci Nimanbegu.

Ai tha që privatizimi, i cili në të shumtën e rasteve i ka dhënë efekt negativ ekonomisë dhe punësimit, bëri që të zmadhohet prapambetja e trevave ku jetojnë Shqiptarët në krahasim me trevat tjera në Mal të Zi. “Shembulli tjetër është zvarritja ti jepet Malësisë komunë e plotë” tha Nimanbegu dhe shtoi që poashtu ka shumë shembuj ku lëndët për kthimin e të drejtave pronësore nuk zgjidhen apo zgjidhen shumë ngadalë.

Sipas fjalëve të tija, diskriminim nuk kishte vetëm në baza kombëtare por edhe në baza partiake.

“Dëshirojmë të besojmë që kjo është trashëgimi e periudhën së kaluar dhe që elitës aktuale politike i mbetet të punoj në rritjen e nivelit të drejtave të njeriut dhe pakicave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi