Kumtesë për opinion
Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe opinion i gjerë publik!
Në dritën e zhvillimeve të fundit që kanë shoqërua rprocesin e votimit të marrëveshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndjej përgjegjësinë si Kryetar i Komunës së Ulqinit që t’i drejtohem qytetarëve me një mesazh të qartë dhe të sinqertë.
Ulqini nuk është vetëm një destinacion turistik; ai është një vend me histori, culture dhe identitet të thellë, i lidhur ngushtë me token dhe detin që na kanë lënë trashëgim të parët tanë. Plazhi i Madh, për të cilin sot ngrihet zëri, nuk është vetëm një hapësirë gjeografike – ai është simbol i qëndresës sonë, i përkushtimit për të mbrojtur atë që është jonë dhe i të ardhmes që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë.
Në këtë moment kritik, është thelbësore të ruajmë unitetin tonë – jo vetëm atë politik, por edhe më të rëndësishmin, unitetin qytetar. Ky është çelësi i forces sonë. Ashtu siç kemi ditur të jemi të bashkuar në të kaluarën për Valdanosin dhe Kriporen, ashtu duhet të jemi të bashkuar edhe sot për Plazhin e Madh.
Jemi gjithashtu në prag të një sezoni turistik që pritet të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Të gjitha indikatorët flasin në favorin tonë: interesimi i lartë i vizitorëve, përgatitjet e hershme të operatorëve turistikë, natyra jonë e mrekullueshme dhe mikpritja tradicionale ulqinake. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët, sektorin privat, institucionet dhe çdo individ që ka mundësi të jape kontributin e tij, që të punojmë së bashku për të përgatitur qytetin tone për një sezon të mbarë, të sigurt dhe dinjitoz.
Besoj fuqishëm se jo vetëm Presidenti i shtetit dhe institucionet më të larta shtetërore, por edhe institucionet ndërkombëtare dhe europiane do të jenë në anën e së drejtës – në anën e qytetarëve – për të mbrojtur lirinë, të drejtën për prone dhe trashëgiminë tone të përbashkët. E ardhmja jonë ndërtohet mbi themelin e vlerave që i kemi trashëguar dhe që kemi detyrim t’i ruajmë për gjeneratat që do të vijnë.
Nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të drejtën tonë. Historia ka treguar se kur jemi të bashkuar, kemi arritur të mbrojmë atë që është jonë. Ashtu do të ndodhë edhe kësaj here.
Me respekt dhe përkushtim,
Genci Nimanbegu
Kryetar i Komunës së Ulqinit