Deputeti i Forces së Re Demokratike, Genci Nimanbegu zhvilloi takim me një grup profesoresh dhe nxenësish te shkolles se mesme private DAS nga qyteti Hilleroad i Holandise te cilet merren me studimin e te drejtave te popujve pakice ne evrope.
Teme e ketij takimi ishin te drejtat dhe pozita e shqiptareve ne Mal te Zi.
Deputeti Nimanbegu i njoftoi te pranishmit në detaje mbi ecurine historike të pakicës shqiptare në Mal te Zi duke veçuar periudhen e 20 viteve te fundit. :”Gjatë viteve të fundit kanë ndodhur ndryshime në skenën politike nga të cilat disa kanë pasur levizje pozitive, por ka ende mjaft çështje për të cilat nuk është arritur suksesi i duhur për çka mbetet të punojmë më tepër në periudhën e ardhshme”, është shprehur Nimanbegu.