Nishani dekoroi Mujo Ulqinakun: “DEKORATA E ARTË E SHQIPONJËS”

Mujo UlqinakuKreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani zgjodhi ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë për të nderuar personalitetet e shquara të pavarësisë, si Isa Boletini, Mujo Ulqinakun, Ymer Dishnicen, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, kryetarin e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, nacionalistët Lepenica dhe Butka, shkruan Shekulli.

Në mesazhin drejtuar gjithë shqiptarëve, Nishani u shpreh se kjo ditë është e shënuar për shtetin shqiptar dhe se sot më shumë se kurrë, duhet t’i përulemi mundit dhe sakrificës që Ismail Qemali, Isa Boletini dhe personalitetet e tjera të pavarësisë dhanë për Shqipërinë. “Nderojmë personalitete të shquara të rrugës së gjatë të mundimshme të pavarësisë së Shqipërisë, që ruajtën parimet e lirisë, pavarësisë, personalitete të përkushtuar me mish e me shpirt përmes patriotizmit dhe punës për çështjen kombëtare shqiptare”, tha Nishani.

Nishani tha se dita e 28 nëntorit është momenti më domethënës që gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh dhe përkatësisht të vlerësojnë përpjekjet shekullore, që shqiptarët kanë bërë për të ruajtur identitetin kombëtar. 

Lista e personaliteteve që u dekoruan  nga Presidenti Nishani

Titulli i “Flamurit Kombëtar”

1. Isa Boletini

Titulli “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

2. Jonathan Moore 

Titulli “Nderi i Kombit”

3. Matteo Mandala

4. Mark Krasniqi

5. Idriz Ajeti

6. Ali Aliu

7. Ymer Dishnica

8. Hysni Lepenica

9. Safet Butka

10. Medar Shtylla

11. Abaz Kupi

12. Mustafa Gjinishi 

“Dekorata e Artë e Shqiponjës”

13. Mujo Ulqinaku

14. Qemal Stafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi