Në organizim të Rrjetit “SOS për Montenegro” sot në mëngjes në Ranë nisi marshi protestues kundër hulumtimit të naftës dhe gazit në nëndetin e Malit të Zi.
Gjatë katër ditëve të ardhshme pjesëmarrësit e këtij tubimi do të ecin 145 kilometër nga Herceg Novi me qëllim që të alarmojnë opinionin për rrezikun i cili i kanoset nga ky hulumtim.
Në detin e Ulqinit nesër do të lundrojë anija për hulumtime sizmike të konsorciumit italo-rus Eni – Novatek.








