Drejtori i “Fondacionit Lika” Jusuf Lika ka thënë që do të iniciojë nismën për binjakëzimin e Ulqinit dhe Cetinës. Ai këtë e tha mbrëmë në promovimin e librit “Prestolomanija” të shkrimtarit nga Cetina Bozho Lipovina.
Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, i cili ishte i pranishëm në tubim, deklaroi që nisma është e mirë dhe e pranueshme.
“Mbetet tani që miqtë tanë nga Cetina ta formalizojnë iniciativën tek organet e qeverisjes së tyre lokale”, tha Lika.
Përndryshe, në këtë promovim ishte i pranishëm dhe mitropoliti malazez Mihaillo.