Një hap më afër hotelit në Sukë: SOT GUR-THEMELI I NDËRTESËS

Hotel Jadran 4Në Pinjesh sot do të vendoset gur-themeli për ndërtesën në të cilën banesat do t’I fitojnë 13 familje të cilat me dekada jetojnë në shtëpiza në gadishullin Suka.

Më herët është njoftuar se ndërtesa do të kushtojë 660 mijë euro. Shumicën e mjeteve i ka siguruar Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare, ndërsa komuna 150 mijë euro dhe lirimin nga pagesa e komunalive.

Me sigurimin e strehimit për këto familje, do të lirohet lokaliteti në të cilën është gjendur hoteli “Jadran”, gjë që është kërkesë e vazhdueshme e kompanisë “Star of Montenegro”, e cila është qiramarrëse e kësaj hapësire.

Mbas ngjarjes së sotme ka gjithnjë e më pak justifikime që të shtyhet fillimi i ndërtimit të hotelit në Sukë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi