Nga Qeveria e Malit të Zi njoftuan të martën se po përgatitet dokumentacioni teknik për ndërtimin e kopshtit në Ulqin.
Me përzgjedhjen e punimeve më të mira këto ditë ka përfunduar konkursi për zgjidhjen ideore arkitektonike të kopshtit për fëmijë në Ulqin.
Ndërtimi i këtij objekti do të financohet nga mjetet e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
Lokacioni – Parcela urbanistike në të cilën planifikohet ndërtimi i kopshtit në Fushë të Ulqinit ka sipërfaqe prej 2448 m2, ndërsa sipërfaqja maksimale ndërtuese bruto e objektit të planifikuar është 979 m2.