Qeveria e Malit të Zi njoftoi se të enjten miratoi Informatën për projektin „Finalizimi i Studimit të mbrojtjes së zonës së Kripores së Ulqinit“.
Siç thuhet, Studimi do ti dërgohet Komunës së Ulqinit për shpalljen e zonës park të natyrës.
Në pajtim me përfundimet nga Konferenca e 4 ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores, afati për dorëzimin e këtij dokumenti në vetëqeverisjen vendore ishte gjysma e majit të këtij viti.