Kthjellimi i motit sot ka tërhequr mijëra Ulqinak dhe mysafirë të tyre në të hapur. Më interesant ishte në plazhin “Kopakabana” ku grupi i njohur kroat “Colonia” ka zhvilluar koncert madhështor.
Në Kopakabana mysafirët ishin nga i gjithë vendi, ndërsa qindra turistë nga Kosova erdhën në qytetin tonë nga Kosova.
Për shkak të kushteve atmosferike Organizata turistike ka lajmëruar që nesër (të premten) do të mbahet manifestimi “Të gjithë për turizëm”.