NJË PASION RINOR I KTHYER NË BIZNES TË SUKSESSHËM

Të rinjtë janë konsideruar gjithmonë forca lëvizëse e së ardhmes së çdo ekonomie.

Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit, në rajonin tonë janë zhvilluar iniciativa të ndryshme për të promovuar fuqizimin, punësimin, zhvillimin e aftësive si dhe kulturën e sipërmarrjes të rinjve.

Mali i Zi është i angazhuar për zhvillimin e një klime të qëndrueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore ekonomike dhe administrative, të cilat do të kontribuojë në një mjedis më tërheqës të biznesit.

Ngritja e një biznesi është diçka që fillon nga dëshira dhe pasioni për të krijuar dhe punuar për veten. Startup-et janë fomate të reja të biznesit,të drejtuara nga të rinj energjikë dhe me ambicieforta.

Mundësinë për të krijuar një biznes të vogël të vetin e shfrytëzuan edhe disa të rinj nga Ulqini, të cilët përfituan një mbështetje financiare me vlerë prej 2400 eurosh, në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”.

Njëri prej tyre është startup-i “RM STUDIO” i iniciuar nga RefikMollabeqiri – maturant i Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit.

Refiku është një djalë i pasionuar pas artit të fotografisë.Dëshira e tij që këtë pasion ta profesionalizojë sa më shumë që është e mundur, është shumë e dukshme. Ai vazhdimisht gjurmon stilet më aktuale të fotografimit, arritjet e fundit teknologjike për përpunimin e fotografive. Ai angazhohet shumë edhe në përsosjen e aftësive të tij në fushën e marketingut digjital, të cilat e bëjnë atë gjithnjë e më të preferuar në mesin e klientëve të rinj, por po ashtu e rekomandojnë atë fuqishëm edhe për projekte më serioze të kompanive lokale, sidomos gjatë sezonit turistik.

kuadër te këtij projekti, Refiku biznesit të tij ekzistues i shtoipajisje fotografike te cilësisë së lartë të cilat dukshëm do të rrisin kualitetin e punës së tij, do ta bëjnë atë më të dukshëm në publik, por mbi të gjitha do t’i ndihmojnë atij të gjenerojë më shumë të ardhura për vete dhe familjen e tij.

Fotografia e Refikut jo vetëm që na bën të ndjejmë një realitet ndryshe, ajo njëkohësisht kontribuon që ta shndërroj Ulqinin në një destinacionkurioz për t’u vizituar nga turistët.

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPAII për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi