Në ishullin Mali Loshinj, në Kroaci, ndodhet një skulpturë e bukur bronzi “Addio”, në vendin ku gratë përshëndesnin marinarët e tyre vite më parë.
Skulptura e cila është e gjatë 178 cm është simbol i traditës, por edhe e dashurisë dhe besnikërisë, pra simbolizon nderimin për të gjitha gratë e marinarëve që me lot i përcollën dhe pritën me kujdes kthimin e tyre.
Ky mund të jetë një shembull i bukur edhe për Ulqinin, që të vendoset një skulpturë e ngjashme në Molen e Vogël, nën muret e Kalasë, si një nderim artistik për nënat, gratë dhe motrat e detarëve, të cilët, njësoj si marinarët e patrembur ulqinak, ishin me shekuj shtyllat e shtëpive dhe rritën fëmijët duke pritur me mall kthimin e të dashurve të tyre nga deti.