Nga Spitali i Përgjithshëm në Tivar rikujtojnë qytetarët që nëse dëshirojnë të informohen për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre të cilët shërohen në Njësinë Covid, këtë gjë mund ta bëjnë duke thirre në numrin e telefonit 068 609 777 në periudhat prej orës 12:00 – 14:00 dhe prej orsë 20:00 – 22:00.
Siç shkruan portali Feral.bar, për shkak të rritjes së numrit të shikimeve dhe të pacientëve, qytetarët luten për mirëkuptim dhe të respektojnë këto terminë, sepse stafi mjekësor po ballafaqohet me fluks pune të rritur.
“Apelojmë që të respektohen masat parandaluese, në mënyrë që të zvogëlohet numri i të infektuarve dhe të ruhet shëndeti i qytetarëve”, thanë nga Spitali i Përgjithshëm i Tivarit.