Prej datës 1 tetor 2023, do të kalohet në tarifat dimërore të parkimit për përdorimin e parkimeve publike.
Çmimi në zonën e kuqe do të jetë 0.40€ për orë, ndërsa në zonën e verdhë, 0.30€ për orë.
Tarifa ditore do të jetë 4€ në zonën e kuqe dhe 3€ në zonën e verdhë.
Në ditët e punës, pagesa për parkim do të aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, dhe në ditën e shtunë deri në ora 14:00.
Parkingu do të jetë falas ç’do të dielë si dhe për festat kombëtare dhe fetare.
Kjo tarifë e parkimit do të zbatohet deri më 1 qershor 2024, kur tarifat e verës do të rinisin të zbatohen.
* Orari i zyrës qendrore në Bulevardin Vëllazërit Frashëri është nga ora 08:00 deri në 15:00 në ditët e punës dhe nga ora 08:00 deri në 12:00 në ditën e shtunë.
* Orari i zyrës në rrugën H.A. Ulqinaku është nga ora 08:00 deri në 20:00 në ditët e punës dhe nga ora 08:00 deri në 13:00 në ditën e shtunë.
* Parkimi i veçantë pas Qendrës Kulturore është i hapur gjatë ditëve të punës, nga ora 07:30 deri në 14:30, dhe nuk ka pagesë gjatë fundjavës.