Njoftim: Shpërndarja e kuotave dhe procedura e aplikimit për studimet në Shqipëri

Nxenesit, Ucenici, Studentet, StudentiMinistria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë ka nxjerrë udhëzimin në lidhje me kandidatët shqiptarë në Mal të Zi, të cilët dëshirojnë që studimet në ciklin e parë Bachelor t’i vazhdojnë në Shqipëri. Sipas udhëzimit kandidatët duhet të aplikojnë pranë fakultetit përkatës nga data 10 deri më 24 gusht 2018. Për programet e studimit për të cilat është paraparë provimi pranues, kandidatët duhet të paraqiten deri më datë 24.08.2018, ndërsa provimet pranuese do të zhvillohen në datë 27 gusht 2018.

Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

-Formulari i aplikimit (Shtojca nr. 3 bashkëlidhur udhëzimit)
-Kopja e dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur nga Republika e Shqipërisë
-Fotokopja e diplomës dhe dëftesave të shkollës së mesme
-Dokumenti identifikues
-Dy fotografi
-Kopja e mandat – pagesës

Sa i përket numrit të kuotave të parapara për shqiptarët në Mal të Zi, mund t’i gjeni në vegzën:

https://ualbania.arsimi.gov.al/Universitet/Kuota ,

duke përzgjedhur universitetin, fakultetin dhe programin e studimit, të cilin kandadati dëshiron të ndjekë.

Aplikimet në ciklin e dytë Master me kohë të plotë, bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse. Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në universitete publike, duhet të aplikojnë deri më datën 12 tetor 2018, ndërsa për të interesuarit për universitete jopublike afati i aplikimit përfundon më datën 19 tetor 2018.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:

Diploma e ciklit të parë Bachelor ose fotokopja e saj, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë
Diploma e Maturës së Shkollës së Mesme, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë dhe e vulosur me vulën e Komunës së Ulqinit
Fotokopja e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë)
Dy fotografi personale
Formulari i aplikimit (Shtojca nr. 6 bashkëlidhur Udhëzimit nr. 26)
Për informacione më të hollësishme në lidhje me aplikimet në ciklin e parë Bachelor, si dhe për aplikimet në ciklin e dytë Master, mund të lexoni me vëmendje udhëzimin nr. 26, (UDHEZIM-NR.26) të na kontaktoni përmes adresave të e-mailit knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com apo të na vizitoni në zyren tonë të KKSH-së ( bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n.).

Të gjithë kandidatëve u dëshirojmë suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do