Për shkak të prishjes në tubacionin kryesor në Malin e Bardhë të mërkurën, 22 qershor 2022. një pjesë e madhe e Ulqinit nuk do të ketë ujë.
Sipas NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”, në periudhën prej orës 8.00 deri në ora 18.00 nuk do të kenë ujë këto vendbanime: Mali i Bardhë, Mëhalla e Re, Pinjeshi, Meterizi dhe Limani /pjesa e sipërme/.
Nga “Ujësjellës Kanalizime” apelojnë në mirëkuptimin e qytetarëve.