Njoftimi i Komunës së Ulqinit për kërcënimet me bomba në shkolla

Sot mbi 2500 fëmijë në komunën tonë kanë munguar nga mësimi, pasi u mbyllën tri shkolla fillore, dhe kjo për shkak të kërcënimeve dhe njoftimeve për bomba që kanë shqetësuar thellë fëmijët tanë, por edhe tërë komunitetin. Shkollat që u mbyllën janë: Shkolla Fillore “Boshko Strugar”, Shkolla Fillore “Marshall Tito”, Shkolla Fillore “Marko Nuculoviq”, Shkolla e Mesme  “Vëllazërim Bashkim” dhe kopshti i fëmijëve “Solidariteti”.
Fëmijët tanë, prindërit e tyre dhe personeli arsimor meritojnë çdo ditë qetësi dhe siguri, veçanërisht në ambientet që janë themeli i edukimit dhe e ardhmja e shoqërisë sonë.
Këto janë kërcënime që sjellin frikë ndër qytetarët dhe pengojnë fëmijët të ndjekin mësimin rregullisht. Sulmet ndaj shkollave janë goditje në thelbin e komunitetit tonë, ndaj familjeve dhe fëmijëve tanë.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve shtetërore përkatëse – Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit si dhe Policisë – që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë individët që shqetësojnë paqen dhe rrezikojnë sigurinë e komunitetit tonë dhe të qytetarëve të Ulqinit. Siguria e fëmijëve tanë duhet të jetë prioritet dhe kërkojmë veprim të menjëhershëm për të parandaluar kërcënime të mëtejshme dhe për të mbrojtur institucionet tona arsimore.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj.
Me respekt,
Genci Nimanbegu
Kryetari i Komunës së Ulqinit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi