NOBELISTI GJERMAN NË ADË

“Pak pas vdekjes së Titos, në prill të vitit 1981, me propozim të mikut tonë dhe mysafirit të rregullt, ish ministrit të financave të RSFJ Janko Smolle, Aden e vizitoi dhe ish kancelari gjerman Vili Brant”, thotë drejtori shumëvjeçar i Ades Ali Peshku.

Ai thekson që e gjithë vizita ishte praktikisht konspirative. “Kam lëvizur me mercedesin e tij nga trajekti Kamenari-Lepetani deri në Adë. Ishte i kënaqur me tërë ishullin”, me kënaqësi flet Peshku.

Branti ishte kryetar i Berlinit, shef i diplomacisë i Republikës Federative të Gjermanisë, ndërsa në periudhën prej 1969 deri në vitin 1974 dhe kryetari i qeverisë së këtij vendi. Më vonë ishte lider i Partisë socialdemokrate gjermane dhe plotë 14 vite shef i Internacionales socialiste.

Branti për shkak të përpjekjeve të mëdha që bëri në përmirësimin e marrëdhënieve të Perëndimit me Rusin dhe Poloninë fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 1971.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi