Në manifestimin më të madh të ullishtarisë në regjion, “Noqnjakun” tradicional, i cili javën e kaluar u mbajt në Boll në ishullin Braç, në Dallmaci, çmime të vlefshme fituan edhe Ulqinakët.
Kështu, me medalje të artë për cilësi të vajit të ullirit u shpërblye familja Zejnelaga, derisa medalje të argjendta fituan Bekim Basha dhe Arben Elezaga.
“Ky çmim ka domethënie të madhe për ne, sepse është njëfarë shpërblimi për punën dhe investimin tonë shumëvjeçar”, tha pjesëmarrësi i “Noqnjakut 2016” Mentor – Toli Zejnelaga.