Milioneri nga Moska Dmitrij Nikitoviç shtatë vite pret lejen për ndërtimin e vilës turistike në Krruç. Për këtë arsye po mendon të shes të gjithë pronën në Mal të Zi, e cila matet me miliona euro, dhe të investojë kapitalin në Spanjë, shkruajnë „Novosti“.
„Më këshilluan të fillojë të ndërtojë pa leje, si shumica. Nuk doja dhe nuk dua, por për këtë arsye humba shtatë vjet, të cilat, do të pajtoheni me mua, nuk janë pak“, tha Rusi duke thënë se „kush ndërton sipas ligjit pret sjelljen e planeve, zbatimin e tyre, ndryshimin… “
Sipas fjalëve të tija, e vetmja përgjigje që ka marrë në periudhën që kaloi ishte së shpejti. „Sa zgjatë kjo „së shpejti“ në Mal të Zi“, pyet Nikitoviq.