Delegacioni i NP Gjuetia, në përbërje të cilit ishin drejtori Ajet Zaga dhe zëvendës drejtori Elvir Zeçeviq, ishin sot në Lushnjë, ku u takuan me Fadil Malkon, drejtuesin e firmës “Fama”.
“Fama” është kompani e specializuar në fushën e gjuetisë, sidomos në turizmin e gjuetisë.
Meqenëse ne Republikën e Shqipërisë vlen ndalimi dyvjeçar i gjuetisë, përfaqësuesit e firmës nga Lushnja erdhën në ide që gjatë kësaj periudhe ti sjellin gjuetaret në Ulqin.
Gjatë takimit të sotëm parimisht u dakorduan të gjithë kushtet që duhet të plotësohen nga ana e NP Gjuetia – Ulqin dhe pritet që gjatë periudhës tetor-nëntor, nëpërmjet “Famës”, Ulqinin ta vizitojnë rreth 50 gjuetare italian.